Flash

(VIDEO) Ushtria ukrainase lufton me tanket ruse në qytetin e dytë më të madh pas Kievit

Lapsi.al 24 February 2022
(VIDEO) Ushtria ukrainase lufton me tanket ruse në qytetin e dytë

Tanket ruse raportohet të jenë futur edhe në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Sipas raportimeve të BBC në qytet po zhvillohen luftime. Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë disa tanke në flakë.

Sipas raportimeve të paverifikuara bëhet fjalë për tanke ruse, të shkatërruar nga forcat ushtarake ukrainase.

Një grua dëgjohet duke thënë: “Tanket ruse janë në rrethrrotullim. Tanket tona po i qëllojnë. Qëllojini. Mos i lini të ikin”.

Shpërthime dhe goditje me predha janë dëgjuar dhe parë edhe në qytete të tjera të Ukrainës, pas dhënies së urdhrit nga Putin për t’u futur në shtetin fqinj. Pas vendimit, Presidenti i Ukrainës, Zelensky, deklaroi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë. Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që kush dëshiron, mund të armatoset nga shteti.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI