Flash

Ekonomia merr goditjen e parë nga lufta në Ukrainë/ Si do të reagojë Europa dhe SHBA

Lapsi.al 24 February 2022
Ekonomia merr goditjen e parë nga lufta në Ukrainë/ Si do të

Çmimet e naftës janë rritur në mbi 100 dollarë për fuçi dhe tregjet globale të aksioneve kanë rënë pas raportimeve për veprim të zgjeruar ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës raporton BBC.

Çmimet e arit dhe jenit japonez, të konsideruara streha të sigurta gjatë pasigurive globale, po ashtu janë rritur më 24 shkurt.

Çmimet e naftës së papërpunuar kanë arritur në nivele që nuk janë parë nga shtatori i vitit 2014, pas frikës se mund të ketë ndërprerje të furnizimeve nëse sanksionet e Perëndimit prekin eksportet ruse të naftës.

Tregjet evropiane të aksioneve ranë të enjten pas sulmit mbi Ukrainë.

Në Londër, FTSE 100 (^FTSE) ra 2.5% pas hapjes

CAC francez (^FCHI) ra 4.2%

DAX (^GDAXI) ishte 3.7% më i ulët në Gjermani.

Michael Hewson, analisti kryesor i tregut në CMC Markets UK, tha: “Ndoshta nuk është hiperbolë të thuhet se Europa tani është në momentin e saj më të rrezikshëm që nga Lufta e Dytë Botërore“.

Tregjet në SHBA dhe Botë

Përtej Atlantikut, Wall Street- me treguesit e saj ishin gjithashtu thellësisht në të kuqe raporton Yahoo Finance

Treguesit e S&P 500 (ES=F) ranë 2%

Treguesit e Dow (YM=F) gjithashtu ranë 2%

Treguesit e Nasdaq (NQ=F) ishin 2.6% , më të ulëta me rifillimin e tregtisë në Evropë.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të vendosin “sanksione të ashpra” ndaj Rusisë.

Dollari amerikan është rritur gjithashtu ndjeshëm dhe yield-et e obligacioneve qeveritare kanë rënë ndjeshëm.

Numri i vendeve të punës në SHBA më vonë të enjten ka të ngjarë të bjerë më tej nga java e kaluar në 1.58 milionë, dhe niveli më i ulët që nga niveli i ulët rekord që pamë në fund të vitit të kaluar.

Tregjet aziatike të aksioneve ranë brenda natës me Nikkei (^N225) që ra 1.8% në Japoni,

ndërsa Hang Seng (^HSI) u ul me 3.2%

në Hong Kong dhe Shanghai Composite (000001.SS) ra 1.7%.

Gjitashtu raportohet se Tregjet e aksioneve Sidngej, Mumbai dhe Seul, kanë rënë për më shumë se 3 për qind.

Autoritetet në Rusi kanë pezulluar të gjitha këmbimet në Moskë. Rubla ruse është vlerësuar për 9 për qind të enjten, duke nxitur bankën qendrore të Rusisë të intervenojë për të stabilizuar tregun.

Perkthyer nga Reuters

Të këshilluara

Kriza Ukrainë-Rusi e ilustruar me foto

Pas muajsh ngritjeje ushtarake dhe kufijsh, forcat ruse filluan sulmin ndaj Ukrainës. Në fillim të kësaj jave, Putin urdhëroi trupat në pjesët e kontrolluara...

13:10

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI