Flash

BE dënon veprimet e Rusisë dhe vendos sanksione ekonomike/ Kina: Do të importojmë grurin rus

Lapsi.al 24 February 2022
BE dënon veprimet e Rusisë dhe vendos sanksione ekonomike/ Kina: Do

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying ka dalë në një konferencë shtypi pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Teksa ka refuzuar të dënojë sulmin e Rusisë, Chunying ka përsëritur thirrjet për vetëpërmbajtje dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po i hedhin benzinë zjarrit. Në një konferencë që zgjati më shumë se 90 minuta, zëdhënësja e Punëve të Jashtme shmangu më shumë se 11 pyetje në lidhje me bombardimet ruse në Ukrainë.

Si të mos mjaftonte kjo Chunying shtoi se Kina do të fillojë importimin e grurit rus, një veprim që mund të lehtësojë ndikimin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

“Kina po ndjek nga afër situatën dhe u bën thirrje palëve të ushtrojnë përmbajtje për të shmangur daljen e gjendjes jashtë kontrollit", tha zëdhënësja në mënyrë të përsëritur.

Ndonëse nuk kanë dalë hapur si aleatë ushtarakë, Kina dhe Rusia kanë paraqitur një front gjithnjë e më të bashkuar përballë asaj që ata e konsiderojnë si ndërhyrje perëndimore në punët dhe rajonet e tyre përkatëse.

Të këshilluara

Kriza Ukrainë-Rusi e ilustruar me foto

Pas muajsh ngritjeje ushtarake dhe kufijsh, forcat ruse filluan sulmin ndaj Ukrainës. Në fillim të kësaj jave, Putin urdhëroi trupat në pjesët e kontrolluara...

13:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI