Flash

Zelensky: Perëndimi po shikon nga larg si sulmon Rusia me raketën

Lapsi.al 25 February 2022
Zelensky: Perëndimi po shikon nga larg si sulmon Rusia me raketën

Presidenti Volodymyr Zelensky në një fjalim drejtuar qytetarëve të tij këtë mëngjes konfirmoi sulme të reja me raketa nga forcat ruse në qytete të ndryshme të Ukrainës.

Sipas Volodymyr Zelensky, sulmet synonin jo vetëm infrastrukturën ushtarake, por edhe civilët. Presidenti ukrainas siguroi gjithashtu se forcat e vendit të tij ndaluan avancimin e trupave ruse në shumicën e fronteve.

Ndër të tjera Zelensky nuk hezitoi të shfaqë pakënaqësinë me reagimin e shteteve perëndimore për atë që po ndodh në vendin e  tij. Sipas tij sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga Perëndimi nuk janë të mjaftueshme.

Ai kritikoi faktin se ai vazhdon thjesht të shikojë nga larg se çfarë po ndodh në Ukrainë, pak orë pas goditjeve të reja të forcave ruse në Kiev.

“Këtë mëngjes ne po mbrojmë shtetin tonë të vetëm. Si dje, forcat më të fuqishme në botë po shikojnë nga larg,” tha Zelensky.

“A ishte Rusia e bindur nga sanksionet e djeshme? Ne dëgjojmë në qiellin tonë dhe shohim në tokë se kjo nuk mjaftonte”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI