Flash

Analiza në BBC/ A ishte ky gabimi fatal i Putinit?

Lapsi.al 24 February 2022
Analiza në BBC/ A ishte ky gabimi fatal i Putinit?

Nga Steve Rosenberg, korrespondent i BBC në Moskë

Mendoj se Vladimir Putin ushqehet nga pakënaqësia se si përfundoi Lufta e Ftohtë, kur Perëndimi shpalli fitoren dhe Rusia humbi fuqinë, ndikimin dhe territoret.

Unë mendoj se ai është gjithashtu i motivuar nga një besim pothuajse gjysmë-fetar se Ukraina duhet të jetë me Rusinë, duhet të jetë në orbitën e Rusisë dhe Rusia si një fuqi e madhe ka të drejtën e sferës së saj të ndikimit. Unë gjithashtu mendoj se Putin ka përbuzje për Perëndimin dhe udhëheqësit perëndimorë, të cilët ai i konsideron të dobët dhe të përçarë.

Por çfarë mund të bëjë Perëndimi për këtë? Është shumë e vështirë të thuhet. Mendoj se Kremlini i kishte marrë parasysh sanksionet. Kremlini e dinte se SHBA nuk do të vendosë çizme ushtarësh në tokën ukrainase. Perëndimi nuk dëshiron një luftë me Rusinë dhe Rusia e di këtë.

Por unë do të thosha këtë. Nëse ke qenë në pushtet për 22 vjet, siç ka qënë Putini, ti filloni të ndihesh i pathyeshëm, filloni të mendosh se nuk mund të gabosh, se je Teflon. Dhe atëherë gabimet fillojnë të marrin rrugën.

Vetëm duke folur me njerëzit në rrugë dhe duke qenë dëshmitar i forcës së ndjenjës kundër kësaj ofensive, pyes veten nëse ky pushtim rus do të rezultojë të jetë gabimi fatal i Putinit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

EUFOR rrit prezencën në Bosnje-Hercegovinë

Forca e Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë, e njohur si EUFOR, ka bërë të ditur të enjten se do të angazhojë rreth 500 pjesëtarë shtesë në këtë shtet, si ...

15:10

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI