Flash

Zelensky përpara popullit ukrainas: Të ndalen sulmet me raketa, unë nuk largohem nga vendi

Lapsi.al 25 February 2022
Zelensky përpara popullit ukrainas: Të ndalen sulmet me raketa,

Udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po u flet sërish qytetarëve të tij herët këtë mëngjes. Në gjuhën ukrainase dhe ruse, ai po i bën thirrje Rusisë për një armëpushim. “Rusia do të duhet të flasë me ne herët a vonë se si t’i japim fund armiqësive dhe të ndalojmë këtë pushtim,” tha ai.

Sa më shpejt të fillojë biseda, aq më të vogla do të jenë humbjet e Rusisë. Ai shtoi se derisa të ndalojnë sulmet,  “do të mbrojmë vendin tonë”, shkruan BBC.

Presidenti paralajmëroi për intensifikimin e sulmit në kryeqytet. Ai tha se nuk kishte ndërmend të largohej nga kryeqyteti dhe se e dinte se ishte objektivi numër një i Rusisë tani.

Udhëheqësi ukrainas ka konfirmuar sulmet e shumta raketore të raportuara sot para agimit. Zelensky tha se sulmet filluan në orën 4 të mëngjesit të së premtes me orën lokale.

Ai shtoi se sulmet e Rusisë kishin shënjestruar objekte ushtarake dhe civile. Rusia ka thënë më parë se nuk po synon sulme ndaj civilëve. Por siç raportuam më herët, kryeqyteti i Kievit ka parë shpërthime këtë mëngjes, duke përfshirë edhe goditjen e një ndërtese banimi.

Zelensky u ka bërë një lutje tjetër aleatëve perëndimorë për të ndihmuar Ukrainën dhe për të ndaluar sulmin brutal të Rusisë. “Këtë mëngjes ne po mbrojmë shtetin tonë të vetëm. Si dje, forcat më të fuqishme në botë po shikojnë nga larg,” tha Zelensky.

“A ishte Rusia e bindur nga sanksionet e djeshme? Ne dëgjojmë në qiellin tonë dhe shohim në tokë se kjo nuk mjaftonte”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI