Flash

Tjetër shtet heq certifikatën e vaksinimit

Lapsi.al 17 February 2022
Tjetër shtet heq certifikatën e vaksinimit

Nga sot Izraeli ka hequr detyrimin për paraqitje të certifikatës së vaksinimit kundër Covid në disa vende publike, duke lehtësuar kështu masat anti-Covid, pasi në vend është regjistruar ulje e numrit të rasteve të reja me koronavirus.

Kulmi i valës së pandemisë së Covid-19 ishte fundi i muajit janar, ku numri i rasteve pozitive ditore arriti në 85 mijë.

Që prej asaj periudhe infeksionet në vend kanë filluar të ulen, shkruajnë mediet e huaja.

“Vala e pandemisë po ulet”, tha kryeministri i vendit, Naftali Bennet, në fillim të një diskutimi që mbajti me zyrtarët shëndetësorë të vendit.

Masat për certifikatën e vaksinës janë lehtësuar që prej 4 shkurtit, ku leja shëndetësore ishte e nevojshme vetëm për hyrjen në klubet e natës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI