Flash

Akuza e fortë e Presidentit të Ukrainës: Disa vende të BE-së po luajnë së bashku me Rusinë

Lapsi.al 17 February 2022
Akuza e fortë e Presidentit të Ukrainës: Disa vende të

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar disa shtete evropiane se po ia mbajnë krahun Rusisë.

Duke pranuar se rruga drejt anëtarësimit në NATO dhe BE do të ishte “e gjatë”, ai thekson se “për mua si president gjëja më e rëndësishme në këtë rrugë është të mos humbas vendin tim”.

“NATO është një garanci e sigurisë. Pra, si mund ta zgjedhim ndonjë rrugë tjetër? Për ne është një garanci që të mos e humbim pavarësinë tonë.”

I pyetur nga gazetarja e BBC-së, Sarah Rainsford për presionin nga disa vende evropiane, të cilët gjithashtu dëshirojnë të mbanin Ukrainën jashtë NATO-s, Zelensky përgjigjet “Ne nuk mund të mbyllim sytë… dhe të themi se është vetëm Rusia që nuk na dëshiron atje. Nuk është e vërtetë”.

Presidenti gjithashtu përjashton çdo referendum kombëtar për anëtarësimin në NATO, duke thënë se dëshira e Ukrainës për të qenë anëtare është e shkruar tashmë në kushtetutën e vendit.

Zelensky gjithashtu akuzon Rusinë për nxitjen e një krize për çështjen e anëtarësimit në NATO “për të justifikuar të qenit në kufi … se ata gjoja po mbrojnë sovranitetin e tyre … të gjitha këto janë informacione të shtrembëruara”.

Ai shton se “disa vende të BE-së luajnë së bashku me Rusinë… gjë që është e gabuar”.

Ndryshe, separatistët rusë kanë sulmuar sot një kopsht të fëmijëve në rajonin e Luhansk, por që fatmirësisht nuk ka viktima.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI