Flash

Skandal në familjen mbretërore britanike/ Princi Çarls dyshohet se u korruptua nga miliarderi arab

Lapsi.al 16 February 2022
Skandal në familjen mbretërore britanike/ Princi Çarls dyshohet

Policia Metropolitane e Londrës njoftoi se po fillon një hetim për financimin e bamirësisë së Princit Çarls nga një miliarder nga Arabia Saudite.

Kjo pasi dyshohet se miliarderi në fjalë dyshohet se në këmbim të donacioneve të tij mori nënshtetësinë britanike dhe iu dha titulli nderi i njerëzve të shquar për shërbimet e tyre ndaj Kurorës.

Clarence House, rezidenca zyrtare e Princit Çarls dhe Dukeshës së Cornwall ka thënë se trashëgimtari i fronit synon të ndihmojë në hetimin e çështjes, por tha se Çarls nuk dinte asgjë për marrëdhëniet e Arabisë Saudite me institucionin e tij dhe shpërblimin që ai mori për donacionet e tij.

Shkak për hetimin e Policisë Metropolitane dy letra që denonconin skandalin.

Sipas raportimeve, arabi kishte paguar disa mijëra paund për njerëzit që kishin lidhje të ngushta me Çarls dhe të cilët e kishin siguruar atë se në këmbim të donacioneve të tij ai do të merrte një çmim të shquar nderi. Policia Metropolitane e Londrës tha se kishte mësuar për skandalin përmes dy letrave – një nga ish-deputeti Liberal Demokrat për Lindjen e Sussex Norman Baker dhe tjetra nga "Demokracia anti-monarki". Në letra thuhet se në skandal janë përfshirë edhe Princi i Uellsit, edhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë.

Sipas Daily Mail , miliarderi saudit konsiderohet si një nga sponsorët më të mëdhenj në Mbretërinë e Bashkuar dhe vlerësohet të ketë paguar më shumë se 1.5 milionë paund (1.7 milionë euro) për donacione për bamirësi që lidhen me Pallatin Buckingham.

Të këshilluara

Putin: Nuk duam një luftë në Europë

Kancelari gjerman Olaf Scholz u takua këtë të martë me Presidentin rus Vladimir Putin si pjesë e përpjekjeve për të ulur tensionet në lidhje me krizën në Ukrain...

17:55

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI