Flash

Pas raporteve nga Rusia, reagon presidenti ukrainas: Nuk e kemi parë tërheqjen e trupave ruse

Lapsi.al 16 February 2022
Pas raporteve nga Rusia, reagon presidenti ukrainas: Nuk e kemi parë

Presidenti i Ukrainës ka reaguar për herë të parë pas raporteve se nga Rusia ka tërhequr disa nga trupat e saj nga kufiri.

Për BBC-në, në një bazë të stërvitjeve ushtarake, në Ukrainën perëndimore, Volodymyr Zelensky tha: “Të jem i sinqertë, ne flasim për realitetin dhe nuk kemi parë ende asnjë tërheqje të trupave ruse. Vetëm kemi dëgjuar.”

Ai tha gjithashtu se të gjithë njerëzit presin  de-përshkallëzimin e situatës.

“Sa i përket kërcënimit, e kam thënë shumë herë që jemi të qetë sepse e gjithë kjo nuk ka nisur dje. Kjo ka shumë vite që ka filluar ”, shtoi ai.

Zelensky thotë se kur trupat të tërhiqen do ta shohin të gjithë, jo vetëm ushtria.

“Por tani për tani janë vetëm deklarata.”

Të këshilluara

Putin: Nuk duam një luftë në Europë

Kancelari gjerman Olaf Scholz u takua këtë të martë me Presidentin rus Vladimir Putin si pjesë e përpjekjeve për të ulur tensionet në lidhje me krizën në Ukrain...

17:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI