Flash

Joe Biden: Rusia po kërkon pretekst për të sulmuar Ukrainën

Lapsi.al 17 February 2022
Joe Biden: Rusia po kërkon pretekst për të sulmuar Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe NATO paralajmërojnë se raportet për bombardimet në rajonin e Donbasit të Ukrainës mund të jenë pjesë e një përpjekjeje ruse për të nisur luftën. Ishte vetë, presidenti i SHBA, Joe Biden i cili ashtu si aleatët e tij theksoi se Rusia mund të përpiqet të krijojë një pretekst për një sulm ndaj Ukrainës.

Rusia thotë se raportet për një përshkallëzim janë shqetësuese, por akuzon Perëndimin për histeri. Ajo ka dëbuar një diplomat të lartë amerikan në Moskë ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten për krizën në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se anëtarësimi në aleancën e mbrojtjes së NATO-s do të garantonte sigurinë e vendit të tij. Ai pranon se nuk do të jetë e lehtë për Ukrainën të bashkohet, por thotë se nuk ka rrugë tjetër për vendin e tij.

Nga ana tjetër, Rusia mohon planet për të pushtuar Ukrainën dhe thotë se disa nga 100,000 trupat e grumbulluara në kufi po largohen pas stërvitjeve ushtarake.

Por një zyrtar i lartë amerikan thotë se 7,000 trupa shtesë ruse kanë mbërritur në kufijtë e Ukrainës ditët e fundit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se gjatë mëngjesit të sotëm është bombarduar një zonë afër aeroportit të Donjeckut, qendrës administrative të këtij rajoni.

Gjatë bombardimeve ka patur edhe dëme të shkaktuara në ndërtesat përreth, ndërsa Ukraina dhe rrebelët akuzojnë shkembëjnë akuza të ndërsjellta për shkakun e bombardimeve./ Abc

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI