Flash

FOTO/ Rusia po ndërton një urë shumë pranë kufirit me Ukrainën

Lapsi.al 17 February 2022
FOTO/ Rusia po ndërton një urë shumë pranë kufirit me
Pretendimet e Rusisë se po tërhiqte një pjesë të trupave nga kufiri me Ukrainën kanë rezultuar edhe më pak të besueshme pas publikimit të fotove satelitore që tregojnë tentativat për ndërtimin e një ure mbi lumin Pripyat, një lumë që kalon në Bjellorusi, më pak se 6-7 km nga kufiri ukrainas. Fotot që po qarkullojnë në rrjet tregojnë fillimin e ndërtimit të urës që mund të jetë një pjesë e infrastrukturës mbështetëse për një pushtim të mundshëm të Ukrainës, në rast se forcat ushtarake ruse do të duhet të marshojnë drejt Kievit. Një zyrtar i lartë amerikan u shpreh për Forbes se përveç urës, Rusia po ndërton spitale si dhe banesa të përkohshme, tregues ky mjaft i qartë që rrit sipas tij probabilitetin për një përshkallëzim të konfliktit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI