Flash

Ceo i kompanisë që shpiki Pfizer: Duhet të përgatitemi të jetojmë me virusin për 10 vitet e ardhshme

Lapsi.al 17 February 2022
Ceo i kompanisë që shpiki Pfizer: Duhet të përgatitemi

Njerëzit tashmë janë më të përgatitur ndaj përhapjes së mutacioneve të reja, tha CEO dhe bashkëthemeluesi i BioNTech, ndërsa kompania gjermane po punon për të zhvilluar një vaksinë kundër Omicron.

“Duhet të mësohemi me faktin se duhet të jetojmë me virusin për 10 vitet e ardhshme. Gjithmonë do të ketë mutacione të reja, por ne duhet të jemi më të përgatitur”, tha Ugur Sahin, kompania e të cilit zhvilloi vaksinën e parë mRNA kundër Pfizer.

Brenda një viti e gjysmë do të zhvillohet një vaksinë, e cila do të merret për gripin dhe koronavirusin, sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë farmaceutike Moderna, Stefan Bancel. Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi se pas gjashtë muajsh do të jetë gati vaksina e e Covid-19, e cila do të mbrojë edhe kundër Omicron.

Në një deklaratë, ai theksoi se kjo vaksinë pritet të jetë gati brenda gushtit 2023 dhe çmimi do të jetë i barabartë me vaksinën ekzistuese të gripit.

“Pan-vaksina”, siç e quajti ai, do të ndihmojë edhe në trajtimin e sëmundjeve të tjera të rrugëve të frymëmarrjes, duke përbërë një përparim revolucionar në vaksinimin e popullatës.

Megjithatë, këtë vit, vaksina e përditësuar kundër mutacionit Omicron do të jetë e disponueshme në gusht.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI