Flash

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për krizën rreth Ukrainës

Lapsi.al 31 January 2022
Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për krizën rreth

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara takohet të hënën për të diskutuar krizën rreth Ukrainës.

Uashingtoni ka paralajmëruar se do të sfidojë Moskën për pozicionimin e trupave afër kufirit të Ukrainës, gjë që ka rritur shqetësimet për pushtim të këtij shteti.

Pavarësisht se Moska deklaron se nuk synon të nisë konflikt, frika për pushtim të shpejtë është rritur në ditët e fundit, duke nxitur Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe të paralajmërojnë për sanksione ekonomike “shkatërruese” kundër Rusisë.

Ndërkohë që rriten tensionet rreth 100,000 trupave të Moskës afër Ukrainës, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë të përgatitura për të zmbrapsur secilën “dezinformatë” të Moskës, në atë që mund të jetë si një nga takimet më të shikuara ndër vite në OKB.

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka thënë më 29 janar se Shtetet e Bashkuara dhe “zërat tjerë janë të bashkuar për t’iu kërkuar rusëve që të sqarojnë vetveten”.

“Ne do të shkojmë të përgatitur për t’i dëgjuar, mirëpo nuk do të shpërqendrohemi nga propaganda e tyre”, ka thënë ajo për takimin.

Thomas-Greenfield ka thënë për ABC News se Rusia, e cila ka të drejtën e vetos në Këshill, pritet të bllokojë vendet tjera anëtare nga mbajtja e takimit “mirëpo Këshilli i Sigurimit është i bashkuar”.

Të këshilluara

NATO: Jo trupa luftarake për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave të NATO-s në Ukrainë. Ndërkohë sot (31.01.) Këshilli i Sigurimi...

08:15

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI