Flash

Ministri grek ultimatum bluzave të bardha: Do të pushoheni nga puna nëse nuk vaksinoheni

Lapsi.al 31 January 2022
Ministri grek ultimatum bluzave të bardha: Do të pushoheni nga puna

Ministri i Shëndetësisë në Greqi Thanos Plevris  ka paralajmëruar mjekët dhe infermierët e pezulluar nga puna se nëse nuk do të marrin vaksinën deri më 31 Mars do të përjashtohen nga sistemi shëndetësor.

“Koronavirusi na ka befasuar negativisht, ndaj duhet të jemi të përmbajtur”, theksoi ai.

Duke folur për SKAI, Plevris deklaroi se do të përjashtohen të gjitha ata që hezitojnë të marrin vaksinën deri më 31 Mars.  “Ata punëtorë shëndetësorë që nuk janë vaksinuar deri më 31 mars, të mos ofrojnë shërbime në sistemin shëndetësor”, tha ai.

“Ligji për pezullimin thoshte se nëse nuk i keni bërë të treja dozat do të pezulloheni. Ky ligj nuk ka ndryshuar. Pra për momentin dikush që nuk ka marrë dozën përforcuese nuk është i pezulluar. Ka një shtyrje deri më 31 Mars të afatit për ata që nuk e kanë bërë vaksinën.

Unë si ministër i Shëndetësisë e kam deklaruar sepse dua të jemi plotësisht i hapur që qëndrimi është ky. Ata që nuk janë vaksinuar deri më 31 Mars nuk do qëndrojnë më në vendin e punës”.

Ai shtoi se 96% e punonjësve në sistemin shëndetësor janë vaksinuar ndërsa shtoi se nga data 7 shkurt ata që nuk e kanë marrë dozën e tretë të vaksinimit do të konsiderohen të pavaksinuar.

Të këshilluara

NATO: Jo trupa luftarake për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave të NATO-s në Ukrainë. Ndërkohë sot (31.01.) Këshilli i Sigurimi...

08:15

SHBA goditen nga stuhi të fuqishme dëbore

Një stuhi e fuqishme dimërore që Shërbimi Kombëtar i Motit e klasifikoi si një “ciklon bombë” filloi të godasë lindjen e Massaçusets të shtunën pasi solli borë ...

22:44

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI