Flash

Koreja e Veriut teston raketën e rrezikshme, publikon foto nga hapësira

Lapsi.al 31 January 2022
Koreja e Veriut teston raketën e rrezikshme, publikon foto nga

Koreja e Veriut ka publikuar disa fotografi të cilat thotë se janë realizuar nga raketa më e fuqishme e lëshuar prej saj në 5 vitet e fundit. Fotot e pazakonta të realizuara nga hapësira tregojnë pjesë nga gadishulli korean dhe zonat përreth. Peniani konfirmoi të hënën se kishte testuar një raketë balistike me rreze të mesme Hwasong-12, e cila mund të arrijë një distancë prej mijëra kilometrash, duke shënjestruar kështu territorin më të afërt amerikan, ishullin e Guamit.

Testimi i fundit ka alarmuar komunitetin ndërkombëtar. Peniani ka realizuar 7 testime, një numër rekord, vetëm në muajin e fundit, një veprim i dënuar me forcë nga Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut, Japonia dhe shtete të tjera. Edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara ia ka ndaluar Koresë së Veriut zhvillimin e testimeve të armatimeve bërthamore dhe ka vendosur sanksione strikte, por shteti komunist e shkel vazhdimisht këtë rregull.

Të këshilluara

NATO: Jo trupa luftarake për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave të NATO-s në Ukrainë. Ndërkohë sot (31.01.) Këshilli i Sigurimi...

08:15

SHBA goditen nga stuhi të fuqishme dëbore

Një stuhi e fuqishme dimërore që Shërbimi Kombëtar i Motit e klasifikoi si një “ciklon bombë” filloi të godasë lindjen e Massaçusets të shtunën pasi solli borë ...

22:44

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI