Flash

“Shumë zhurmë për asgjë”/ Mattarella drejt mandatit të dytë si president i Italisë

Lapsi.al 29 January 2022
“Shumë zhurmë për asgjë”/ Mattarella drejt

Politika italiane ka "zier" ditët e fundit dhe tema e gjithë diskutimeve ka qenë emri i presidenti të ardhshëm të vendit. Por, me të gjitha gjasat, të mërkurën në orët e pasdites do të jetë sërish 80-vjeçari Sergio Mattarella që do të mbajë edhe për shtatë vite të tjera postin më të lartë, të paktën juridikisht, të institucioneve italiane. Partitë italiane, që fillimisht dukeshin të ndara mbi kandidatët për president, gjetën sot në mëngjesin e vonë një marrëveshje surprizë mbi emrin e presidentit, faktikisht i dashur nga opinioni publik përtej partive.

Vendimi i sotëm ishte rezultati i ekuilibrave tejet të brishta të politikës italiane, ku nuk ka një parti që dominon skenën, por një shumëllojshmëri forcash, nga Partia Demokratike e majtë tek 5 Yjet populistë dhe deri tek partitë e djathta si Lega dhe Fratelli d’Italia, pjesa më  e madhe e të cilëve për më shumë ndodhen bashkë në një ekzekutiv të zhurmshëm ku kryeministri Mario Dragji duket i vetmi që ka një linjë të qartë qeverisjeje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI