Flash

Kryeministri hungarez: Duam të rrisim furnizimet me gaz rus

Lapsi.al 28 January 2022
Kryeministri hungarez: Duam të rrisim furnizimet me gaz rus

Kryeministri hungarez Viktor Orban, tha më 28 janar se Budapesti do që të rrisë importet me gazin rus. Këtë kërkesë ai tha se do ta bëjë gjatë bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin, javën e ardhshme. “Do të doja ta rrisja sasinë e gazit që vjen në Hungari nga nivelet që jemi pajtuar në kontratën për gaz mes Rusisë dhe Hungarisë”, tha Orban, i cili ka raporte miqësore me Putinin.

Në shtator të vitit të kaluar, Hungaria nënshkroi një marrëveshje të re për furnizim me gaz natyror. Në marrëveshjen me Gazpromin, kompaninë shtetërore ruse, Hungaria do të marrë 4.5 miliardë metër kubikë gaz çdo vit, përmes tubacioneve që anashkalojnë transportin e gazit përmes Ukrainës. Marrëveshja ka kohëzgjatje prej 15 vjetësh.

Zyrtarët ukrainas e kanë kritikuar marrëveshje dhe Ministria e Jashtme ukrainase e ka quajtur këtë si “vendim krejtësisht politik, ekonomikisht të paarsyeshëm dhe në favor të Kremlinit si dhe në dëm të interesave kombëtare të Ukrainës dhe raporteve midis Ukrainës dhe Hungarisë”. I pyetur për tensionet aktuale ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, që janë nxitur pas dislokimit të mbi 100,000 trupave ruse përgjatë kufirit ukrainas, Orban i tha radios shtetërore se Hungaria “është e interesuar për paqe”.

Ai shtoi se do të punojë që të forcojë bashkëpunimin me Rusinë në industrinë e ushqimit, turizmit dhe në hulumtimet hapësinore. Pas përkeqësimit të situatës ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit, Hungaria do të mbajë zgjedhje më 3 prill, që priten të jenë një test i fortë për Orbanin dhe partinë e tij të krahut të djathtë, Fidesz. Orban është në pushtet që prej vitit 2010.

Të këshilluara

Britania heq plotësisht masat antiCovid

Britania e Madhe duke filluar nga sot ka hequr masat kundër koronavirusit të ri (COVID-19), përveç izolimit në rast infektimi. Në njoftimin nga Ministria e Shën...

16:57

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI