Flash

“DW” zbardh telefonatën e Biden me presidentin e Ukrainës: Do reagojmë me vendosmëri ndaj agresionit rus

Lapsi.al 28 January 2022
“DW” zbardh telefonatën e Biden me presidentin e Ukrainës:

Për herë të parë Këshilli i Sigurimit do të trajtojë krizën aktuale në Ukrainë me kërkesë të SHBA. Presidenti Biden i siguron edhe njëherë Ukrainës mbështetjen e SHBA-së. Me kërkesën amerikane, instanca më e lartë e OKB-së, Këshilli i Sigurimit do të trajtojë krizën në Ukrainë. Qeveria në Uashington i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të trajtojë në një seancë të hënën (31.01) krizën e Ukrainës. Kjo bëhet “për shkak të kërcënimit të qartë të paqes ndërkombëtare dhe sigurisë” nga ana e Rusisë, bëri të ditur ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Këshilli i Sigurimit do të trajtojë në një seancë të hapur këtë krizë. Rusia ka stacionuar më shumë se 100.000 ushtarë në kufirin ukrainas dhe ndjek “veprime të tjera destabilizuese kundër Ukrainës”, ka thënë Thomas-Greenfield. Ky është kërcënim i qartë. Perëndimi është i shqetësuar për shkak të marshimit të trupave ruse, seRusia po përgatit pushtimin e Ukrainës, pas pushtimit në vitin 2014 të Gadishullit të Krimesë. Presidenti rus e hedh poshtë këtë kategorikisht. Në të njëjtën kohë ai kërkon nga SHBA dhe NATO të ndalë zgjerimin lindor si edhe ngritjen e bazave ushtarake në ish-republikat sovjetike. Nga këto konsultime nuk priten zgjidhje, sepse Rusia, ashtu si SHBA, Franca, Britania e Madhe dhe Kina ka të drejtë vetoje.

Biden telefonon me Selenskyj

Ndërkohë presidenti amerikan, Joe Biden siguroi në një telefonatë me presidentin ukrainas, Volodymyr Selenskyj, se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në rast të një marshimi rus. Sipas të dhënave të Shtëpisë së Bardhë, Biden përforcoi gatishmërinë e SHBA “së bashku me partnerët dhe aleatët tanë të reagojmë me vendosmëri, në rast se Rusia do të hyjë më tej në Ukrainë”. Qeveria e SHBA ndërkohë po verifikon mundësitë për “mbështetje makroekonomike shtesë për të ndihmuar ekonominë ukrainase nën presionin e armatimit rus.”

Nga zyra e presidentit, Selenskyj u bë e ditur, se të dy politikanët kishin zhvilluar “një bisedë të gjatë”, ku u diskutua për përpjekjet e fundit diplomatike për moshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Selenskyj falënderoi SHBA për furnizimet me armë. Një zëdhënës i Pentagonit bëri të ditur, se do të ketë sërish mbështetje ushtarake për Ukrainën./DW

Të këshilluara

Britania heq plotësisht masat antiCovid

Britania e Madhe duke filluar nga sot ka hequr masat kundër koronavirusit të ri (COVID-19), përveç izolimit në rast infektimi. Në njoftimin nga Ministria e Shën...

16:57

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI