Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Situata Rusi-Ukrainë, Blinken bisedë telefonike me ministrin e jashtëm të Kinës

Lapsi.al 27 January 2022
Situata Rusi-Ukrainë, Blinken bisedë telefonike me ministrin e

Në një bisedë mes dy vendeve, Kina i ka thënë Shteteve të Bashkuara se dëshiron që të gjitha palët e përfshira në Ukrainë të qëndrojnë të qeta dhe të shmangin rritjen e tensionit, ndërsa Shtetet e Bashkuara theksuan de-përshkallëzimin dhe paralajmëruan për rreziqet e sigurisë dhe ekonomike nga agresioni rus, shkruan Reuters

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi dhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, biseduan rreth situtatës në Ukrainë  në një telefonatë të mërkurën.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të qëndrojnë të qeta dhe të mos ndërmarrin veprime që nxisin tensionet dhe krizën”, tha Wang tha në një deklaratë.

Rusia, e cila ka pozicionuar forcat e saj ushtarake në kufijtë e Ukrainës për disa muaj tashmë, i ka kërkuar NATO-s të tërheqë trupat nga Europa Lindore dhe të heqë dorë nga përpjekjet për të ndaluar Ukrainën, një ish-shtet sovjetik, të bashkohet me aleancën e NATO-s, raporton abcnews.al

Shtetet e Bashkuara dhe NATO e kanë kundërshtuar këtë qëndrim, por ata  janë të gatshëm të diskutojnë tema të tjera si kontrolli i armëve. Wang, i tha Blinken se siguria e një vendi nuk mund të vendoset në kurriz të sigurisë së të tjerëve dhe siguria rajonale nuk mund të garantohet duke forcuar apo edhe zgjeruar blloqet ushtarake, tha ministria kineze.

“Për të zgjidhur çështjen e Ukrainës, ne ende duhet të kthehemi në Marrëveshjen e re të Minskut” tha Wang.

Kina ka forcuar lidhjet me Rusinë ndërsa tensioni midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është rritur për një sërë çështjesh, nga tregtia te të drejtat e njeriut, Tajvani dhe pretendimet detare të Kinës.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI