Flash

Gjermani dërgoi 5000 helmeta për t’u mbrojtur nga Rusia/ Vitali Kliçko: Pa fjalë! Çfarë do të na dërgojë më pas, jastëkët?

Lapsi.al 26 January 2022
Gjermani dërgoi 5000 helmeta për t’u mbrojtur nga Rusia/ Vitali

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitscho e ka cilësuar ofertën e fundit të Gjermanisë e cila tha se do të dërgojë 5000 helmeta për Ukrainën, një shaka.

Sipas kryebashkiakut të Kievit, në një situatë të tillë ku ndodhet vendi një deklaratë e tillë ishte e pavend. Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë shuma të larta.

Ai gjithashtu ka theksuar se është habitur që Gjermania nuk ka ofruar një ndihmë të konsiderueshme ushtarake.

“Sjellja e Gjermanisë më la pa fjalë. Ministria e Mbrojtjes duket se nuk e ka kuptuar se ne jemi përballur me forca ruse të pajisura në mënyrë perfekte dhe që mund të fillojnë një pushtim tjetër të Ukrainës.. Çfarë lloj mbështetje do të dërgojë më psa Gjermania, jastëkët?, ka thënë më tej ai.

Kujtojmë se disa politikanë të SPD-së kanë thënë për media se sekretarja e mbrojtjes Christine Lambrecht ka vendosur t’i vijë në ndihmë Ukrainës me 5,000 helmeta.

Prej disa javësh Gjermania refuzoi të dërgojë ndihma në Ukrainë, madje autoritetet u shprehën kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Kremlinit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI