Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Rusët në kufi, gruaja ukrainase blen armë: Do luftoj për Kievin

Lapsi.al 26 January 2022
Rusët në kufi, gruaja ukrainase blen armë: Do luftoj për

Një grua ukrainase ka blerë automatik, përkrenaren dhe pajisjet e saj, pasi frika e një pushtimi rus rritet. Mariana Zhaglo, është studiuese marketingu dhe shpenzoi 1,300 dollarë për armën, pasi fillimisht u konsultua me ushtarët për llojin që duhet të marrë.

Nëna e tre fëmijëve bleu një karabinë Zbroyar Z-15, pushkë gjuetie, por 52-vjeçarja nuk e bleu për të qëlluar drerët.

 “Si nënë nuk dua që fëmijët e mi të trashëgojnë problemet e Ukrainës, ose që këto kërcënime t’u kalojnë atyre. Është më mirë të merrem me këtë tani”, tha ajo për The Times.

“Nëse bëhet fjalë, atëherë ne do të luftojmë për Kievin; ne do të luftojmë për të mbrojtur qytetin tonë. Nëse fillojnë luftimet, ata do të vijnë këtu. Kievi është objektiv kryesor”, shtoi ajo.

Krahas blerjes së pushkës së saj, Mariana, është bërë anëtare e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës (TDF), ndërsa ka edhe një silenciator dhe pamje teleskopike të fiksuar në armë.

TDF është njësi vullnetare e forcave të armatosura të Ukrainës. Ajo bleu gjithashtu një përkrenare, kamuflazh bore, qese municionesh, çizme dhe uniformë të ushtrisë britanike për 1000 dollarë. Gjithashtu ajo shkoi në një kurs dy-javor për snajper.

Krahas armës së saj të re, ajo tha për Times se kishte rezervuar furnizime dhe ushqime, duke përfshirë “shumë e shumë municion”.

Mariana nuk është e vetmja. Qytetarët e zakonshëm janë grumbulluar për t’u bashkuar me radhët e TDF dhe për të marrë trajnime ushtarake ndërsa forcat e Vlaidimr Putin ndodhen në kufi.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI