Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Rusia shton Alexei Navalnin në listën e terroristëve

Lapsi.al 26 January 2022
Rusia shton Alexei Navalnin në listën e terroristëve

Autoritetet ruse kanë shtuar udhëheqësin e burgosur të opozitës Alexei Navalny dhe disa nga aleatët e tij kryesorë në regjistrin e terroristëve dhe ekstremistëve të vendit, masa e fundit në një goditje të shumëanshme ndaj mbështetësve të opozitës, mediave të pavarura dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Alexei Navalny, kritiku më i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin, si dhe tetë aleatë të tij, përfshirë ndihmësit kryesorë Lyubov Sobol dhe Georgy Alburov, u shtuan të martën në listën e grupeve dhe organizatave terroriste nga Shërbimi Federal i Monitorimit Financiar të Rusisë. Ligji kërkon që llogaritë bankare të atyre që janë në listë të bllokohen. Masa vjen vetëm një vit pas arrestimit të Navalnit, i cili shkaktoi një valë protestash masive nga më të mëdhat në të gjithë Rusinë në vitet e fundit. Politikani i opozitës u ndalua pas kthimit të tij nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj për trajtim mjekësor nga pasojat e helmimit me agjent nervor, për të cilin ai e ka fajësuar Kremlinin. Autoritetet ruse kanë mohuar përfshirjen në helmimin e tij.

Alexei Navalny aktualisht po vuan një dënim me 2.5 vjet burg për shkeljen e rregullave të lirimit me kusht, në bazë të një dënimi për evazion fiskal të vitit 2014. Në muajt që pasuan, vëllai i zotit Navalny, Oleg dhe shumë nga aleatët e tij kryesorë, u përballën gjithashtu me akuza penale dhe autoritetet e shpallën Fondacionin për Luftimin e Korrupsionit, të zotit Navalni si dhe një rrjet të gjerë zyrash rajonale, si organizatë ekstremiste, duke paralizuar operacionet e tyre.

Autoritetet ruse gjithashtu kanë rritur presionin ndaj mediave të pavarura dhe grupeve të të drejtave të njeriut në muajt e fundit. Dhjetra media janë etiketuar si agjentë të huaj, një emërtim që nënkupton kontrolle shtesë nga qeveria në një përpjekje për t’i diskredituar ato.

Goditja ndaj Alexei Navalny dhe zërave të tjerë kundërshtarë në Rusi ka shkaktuar zemërim në Perëndim. Të martën, zëdhënësi i BE-së për marrëdhëniet me jashtë, Peter Stano përsëriti se "kjo nuk është e pranueshme, dhe se ne e shohim këtë si një shtypje të vazhdueshme kundër zërave kritikë në shoqërinë ruse".

Aktivistja ruse Lyubov Sobol, e cila arriti të largohej nga vendi, pas dy gjyqeve me akuza penale vitin e kaluar, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press të martën, se besonte se vendimi për të shtuar zotin Navalni dhe aleatët e tjerë në listën e terroristëve dhe ekstremistëve, ishte marrë në Kremlin.

“Nuk ka absolutisht asnjë dyshim se vendimi në lidhje me çështjen time, atë të Navalnit dhe bashkëpunëtorëve të mi më të ngushtë, është marrë në Kremlin, me kontributin personal të Vladimir Putinit. Unë mendoj se ai i ka të gjitha çështjet që përfshijnë ekipin tonë nën një kontroll të veçantë dhe nuk është një vendim i marrë nga zyrtarë të rangut më të ulët", tha zonja Sobol.

Ajo tha se vendimi ka shumë të ngjarë të ketë si synim të frikësojë rusët e zakonshëm, ndërsa u zotua, se ekipi i zotit Navalni, anëtarët kryesorë të të cilit janë larguar nga Rusia, do të vazhdojnë punën e tyre./VOA

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI