Flash

Joe Biden mendon dërgimin e 50 mijë ushtarëve në Evropën Lindore dhe Baltik

Lapsi.al 25 January 2022
Joe Biden mendon dërgimin e 50 mijë ushtarëve në

Presidenti amerikan dëshiron të dërgojë ushtarë në vendet aleate, anëtare të NATO, si garancion se nuk do të jenë objektiv i invazionit rus.

Joe Biden, 79-vjeç, do të mund të dërgonte 50 mijë ushtarë në Evropën Lindore në Baltik, si garanci për aleatët nga NATO se nuk do të jenë objektiv i invazionit rus.

Siç raporton New York Times, me dërgimin e ushtarëve, SHBA-të planifikojnë dërgimin e aeroplanëve dhe anijeve luftarake, e ky plan i është prezantuar Bidenit gjatë vikendit të kaluar në Kamp David.

Në këtë takim janë shqyrtuar një sërë opsionesh ushtarake në rast se Rusia fillon pushtimin në Ukrainë. Më herët sanksionet figuronin si opsioni kryesor si kundërpërgjigje nga ana e Washingtonit.

Megjithatë, strategët në Pentagon i prezantuan presidentit mundësitë tjera. Për fillim SHBA-të do të dërgonin nga 1.000 deri në 5.000 ushtarë në vendet si Lituania, Estonia që kufizohen me Rusinë. E në rast se vjen deri të përkeqësimi i sigurisë, ky numër mund të rritet deri në 50 mijë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI