Flash

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar pakësojnë stafin në ambasadat e tyre në Kiev

Lapsi.al 24 January 2022
SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar pakësojnë stafin në ambasadat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të dielën në mbrëmje se do të pakësojnë numrin e personelit në ambasadën e tyre në Kiev, duke nisur nga familjarët dhe anëtarët e stafit jo thelbësor. Të njëjtin vendim mori edhe Mbretëria e Bashkuar, që nisi tërheqjen e stafit nga ambasada në Ukrainë, ndërsa për momentin, zyrtarët e Bashkimit Europian kanë deklaruar se do të qëndrojnë aty.

Kjo është shenja më e fundit që paralajmëron përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë, pasi të gjithë aktorët tashmë besojnë se Rusia mund të nisë pushtimin e vendit fqinj në çdo moment.

Departamenti i Shtetit tha se vendimi është marrë pavarësisht se niveli i rrezikut për personelin e ambasadës nuk është rritur në ditët e fundmi. Por sërish, vendimi thekson frikën për pushtimin rus, të cilin vetë zyrtarë amerikanë e kanë cilësuar si të mundshëm. CNN raportoi të premten se kërkesa kishte ardhur nga vetë ambasada, për shkak se Rusia ka shtuar dhjetëra mijëra trupa në kufi me Ukrainën. Nga ana tjetër, BBC raporton se stafi në ambasadën britanike në Kiev do të përgjysmohet.

Sipas Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, trupat ruse në kufi janë 127 mijë, por Kievi zyrtar tha se vendimi për të larguar stafin është “i parakohshëm” dhe “i tepruar”. Ndërkaq, kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell, tha se unioni nuk do ta “dramatizonte” më tej situatën duke tërhequr stafin. “Nuk do të marrim të njëjtin vendim, pasi nuk kemi arsye specifike për ta bërë këtë”, tha Borrell, para  një takimi me ministrat e Jashtëm të BE-së.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI