Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Borrell: Diplomacia, rruga e vetme për zgjidhje të krizës midis Ukrainës dhe Rusisë

Lapsi.al 27 January 2022
Borrell: Diplomacia, rruga e vetme për zgjidhje të krizës midis

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka mirëpritur vendimin e Shteteve të Bashkuara për të refuzuar kërkesat e sigurisë të Rusisë.

Borrell i ka bërë thirrje Rusisë që të pranojë rrugën diplomatike, pasi tha se është e vetmja mënyrë për zgjidhje afatgjate të krizës ndërmjet Moskës dhe Kievit.

“Mirëpres përgjigjen e shkruar të sekretarit Blinken për propozimet e sigurisë së Rusisë. Rruga diplomatike është e vetmja zgjidhje afatgjatë për qytetarët e Ukrainës dhe qytetarët e Evropës. I bëj thirrje Rusisë që ta pranojë. BE-ja dhe SHBA-ja janë të bashkuara në qasjen tonë të përbashkët”, ka shkruar në Twitter Borrell.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një letre, ka njoftuar se nuk ka pranuar kërkesat e sigurisë së Rusisë, ku përfshihej edhe mospranimi i Ukrainës në NATO.

Blinken ripërsëriti qëndrimin se NATO do të vazhdojë të ketë politikën e “dyerve të hapura” për pranimin e anëtarëve të rinj dhe ka ofruar një vlerësim “parimor dhe pragmatik” të shqetësimeve që Moska ka ngritur.

Rusia tha se do të analizojë përgjigjen amerikane, që është dorëzuar në koordinim me aleancën ushtarake, NATO.

“Ne e bëjmë të qartë se ka parime thelbësore që ne jemi të përkushtuar t’i mbështesim dhe mbrojmë, duke përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, dhe të drejtën e shteteve për të zgjedhur marrëveshjet dhe aleancat e tyre të sigurisë”, tha Blinken.

Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën dhe ka mbajtur një sërë stërvitjesh ushtarake në atë zonë. Perëndimi është shqetësuar se Moska mund të jetë duke u përgatitur që ta pushtojë Ukrainën.

Më 2014, Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe mbështetë separatistët që po luftojnë me forcat ukrainase në lindje të Ukrainës.

Kremlini, që mohon se po planifikon që ta sulmojë Ukrainën, ka thënë se e sheh NATO-n si kërcënim të sigurisë dhe ka kërkuar garanci ligjore që kjo aleancë ushtarake të mos zgjerohet më tej nga lindja. /REL/

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI