Flash

Ambasadori amerikan në Moskë: Rusia thotë se s’do luftë, por vendos trupat në kufi

Lapsi.al 28 January 2022
Ambasadori amerikan në Moskë: Rusia thotë se s’do

Rusia thotë se nuk dëshiron luftë, por ka vënë një “armë në tryezë” në negociatat e saj me Shtetet e Bashkuara, duke mbledhur trupa në kufirin e Ukrainës, tha sot ambasadori amerikan në Moskë, John Sullivan.

Duke folur me gazetarët përmes video-konferencës, Sullivan e quajti dislokimin e dhjetëra mijëra ushtarëve rusë “të pazakontë” dhe tha se nuk mund të shpjegohej si “stërvitje e zakonshme ushtarake”.

“Nëse vendos një armë në tavolinë dhe them se po vij paqësisht, kjo është kërcënuese”, u tha Sullivan gazetarëve. “Dhe kjo është ajo që ne shohim tani”, shtoi ai.

“Ne shpresojmë që qeveria ruse të kuptojë atë që thotë dhe të mos planifikojë të pushtojë më tej Ukrainën. Por faktet tregojnë se ka aftësinë për ta bërë këtë,” tha ai.

Sullivan tha se Uashingtoni po pret tani përgjigjen e Rusisë ndaj dokumenteve të SHBA-së dhe NATO-s që përshkruan një mënyrë diplomatike për të dalë nga kriza e Ukrainës dhe i bëri thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga kufiri ukrainas.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI