Flash

SHBA përballet me stuhi dhe përmbytje përgjatë gjithë bregut lindor

Lapsi.al 31 January 2022
SHBA përballet me stuhi dhe përmbytje përgjatë gjithë

Pas stuhisë më të madhe të borës që përfshiu bregun lindor amerikan në katër vitet e fundit, ka nisur tashmë operacioni masiv i pastrimit. Qytete si Boston dhe Atlantic City ishin më të goditurat nga stuhia, ndërsa në disa pjesë të shtetit të Nju-Jorkut, bora arriti deri në 61 cm lartësi. Në Masaçusets, mbi 30 mijë vetë mbetën pa energji elektrike për gati 12 orë. Edhe transporti përgjatë bregut lindor u bllokua. Mbi 6000 fluturime u anuluan, ndërsa në 10 shtete u shpall gjendja e alarmit. Shërbimi Amerikan i Motit shpjegoi se stuhia ishte shndërruar në një “ciklon bombë”, një fenomen që ndodh kur ajri i ftohtë përzihet me ajrin e ngrohtë të detit, duke ulur ndjeshëm presionin atmosferik.

Në qytetin e Nju-Jorkut, bora arriti në nivelin rekord prej 18,5 cm në “Central Park”. Makinat borëpastruese u shpërndanë në të gjithë shtetin për të bërë të mundur largimin e borës dhe hapjen e rrugëve të bllokuara. Në Long Island bora arriti deri në 62,7 cm lartësi. Në qytete bregdetare pati edhe përmbytje, njëkohësisht me stuhinë e borës, të shkaktuara nga baticat e mëdha.

Të këshilluara

NATO: Jo trupa luftarake për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave të NATO-s në Ukrainë. Ndërkohë sot (31.01.) Këshilli i Sigurimi...

08:15

SHBA goditen nga stuhi të fuqishme dëbore

Një stuhi e fuqishme dimërore që Shërbimi Kombëtar i Motit e klasifikoi si një “ciklon bombë” filloi të godasë lindjen e Massaçusets të shtunën pasi solli borë ...

22:44

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI