Flash

Mijëra protestues nëpër rrugët e Europës demostrojnë kundër kufizimeve të Covid-19

Lapsi.al 6 December 2021
Mijëra protestues nëpër rrugët e Europës

Mijëra njerëz dolën në qytete të ndryshme evropiane në fundjavë për të kërkuar lirinë e lëvizjes. Kjo sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndodhi pasi autoritetet në të gjithë kontinentin kanë kufizuar lëvizjen në një përpjekje për të parandaluar përhapjen më të shpejtë të coronavirusit. Në Luksemburg, protestuesit sulmuan një treg dimëror pas tubimeve kundër politikave rreth Covid-19. Ata kishin shpërfillur rregullat e hyrjes në treg dhe kishin hequr barrierat mënjanë, tha policia.

Atje pati disa “zënka të vogla” dhe tregu i Krishtlindjeve u mbyll. Për shkak se protestuesit po i drejtoheshin dhomës së deputetëve, hyrjet aty janë bllokuar nga efektivët e policisë. Rreth 2000 njerëz morën pjesë në demonstrata.

Ndërkohë, policia në Vjenë raportoi se 40,000 njerëz ishin mbledhur në kryeqytetin austriak të shtunën, shumë prej tyre si kundërshtim për rregullin rreth vaksinimit që pritet të hyjë në fuqi në shkurt. Si pasojë, pesë persona u arrestuan. Austria ka qenë në izolim që nga mesi i nëntorit, me kufizimet e vendosura deri më 11 dhjetor.

Veç këtyre, pati gjithashtu raportime për 5,000 njerëz që marshuan në protestë në Utrecht, megjithëse nuk pati raportime për dhunë në qytetin holandez, ndryshe nga demonstratat e fundit kundër rregullave të coronavirusit.

Autoritetet italiane raportuan gjithashtu një sërë demonstratash në të gjithë vendin, duke filluar nga disa dhjetëra njerëz në Romë deri në mijëra në Torino dhe Bolonja. Nuk pati raportime për dhunë, por raste të shumta të njerëzve që injoronin rregullat që kërkonin përdorimin e maskës.

Të këshilluara

Atentat me bombë në takimin e Erdogan

Mediat turke raportojnë për një atentat të shmangur ndaj presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan. Në takimin e sotëm të Erdoğan në Siirt është vënë re në momentin...

22:04

OBSH: Omicron në 38 vende, asnjë vdekje

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, është identifikuar në 38 vende të botës, por deri tani, sipas OBSH-së nuk është regjistruar asnjë vdekje prej tij. “Unë ...

17:37

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI