Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Bisedimet bërthamore, Izraeli kërkon qasje më të ashpër ndaj Iranit

Lapsi.al 5 December 2021
Bisedimet bërthamore, Izraeli kërkon qasje më të ashpër

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett më 5 dhjetor u bëri thirrje fuqive perëndimore që të kenë një qëndrim më të ashpër ndaj Iranit në bisedimet për të frenuar programin bërthamor të Teheranit. Këto komente ai i bëri teksa zyrtarët kryesorë izraelitë të mbrojtjes dhe inteligjencës janë nisur në Uashington, pas dështimit të bisedimeve për marrëveshjen bërthamore të Iranit. Izraeli ka shikuar me shqetësim teksa fuqitë perëndimore u takuan me Iranin për të biseduar për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Në rundin e ri të bisedimeve që u mbajtën këtë javë në Vjenë të Austrisë, Irani sugjeroi se gjithçka që është diskutuar në rundet paraprake, duhet të rinegociohen. Irani po ashtu nuk po ngadalëson përparimet në programin e tij bërthamor, duke vënë edhe më tej në rrezik bisedimet, që shihen si vendimtare për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Bisedimet në Vjenë kishin për qëllim rivendosjen e kufizimeve ndaj programit bërthamor të Iranit. Rundi në Vjenë, që u mbajt këtë javë, ishte rundi i parë i bisedimeve pas pesë muajsh pauzë. Izraeli kundërshton marrëveshjen bërthamore me Iranin, duke thënë se pakti nuk ofron kufizime të mjaftueshme ndaj programit bërthamor të Teheranit dhe nuk adreson përfshirjen ushtarake të Iranit në shtetet që janë në kufi me Izraelin.

“I bëj thirrje çdo shteti që negocion me Iranin në Vjenë që të ketë qasje të ashpër dhe t’ia bëjë të qartë Iranin se nuk mund të pasurojë uranium dhe të negociojë në të njëjtën kohë”, tha Bennet. “Irani duhet të paguajë çmim për shkeljet e tij”, shtoi ai. Izraeli nuk është pjesë e bisedimeve, por ka treguar gatishmëri që të ketë linja komunikimi me aleatët evropianë dhe amerikanë gjatë bisedimeve, që rinisën në Vjenë.

Shefi i inteligjencës së Izraelit, David Barnea është nisur për në Uashington, ndërkaq ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz do të qëndrojë në SHBA javën e ardhshme, për takime me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ndërkaq, ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid javën e kaluar ishte në Londër dhe Paris për të diskutuar lidhur me bisedimet bërthamore me aleatët evropianë.

 

Të këshilluara

Atentat me bombë në takimin e Erdogan

Mediat turke raportojnë për një atentat të shmangur ndaj presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan. Në takimin e sotëm të Erdoğan në Siirt është vënë re në momentin...

22:04

OBSH: Omicron në 38 vende, asnjë vdekje

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, është identifikuar në 38 vende të botës, por deri tani, sipas OBSH-së nuk është regjistruar asnjë vdekje prej tij. “Unë ...

17:37

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI