Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Shefi i qeverisë së re gjermane: Do të sjell një frymë të re

Lapsi.al 5 December 2021
Shefi i qeverisë së re gjermane: Do të sjell një frymë

I emëruari për kancelar të Gjermanisë, Scholz bën thirrje për miratimin e marrëveshjes së koalicionit me Të Gjelbrit e liberalët në një kongres të posaçëm të SPD. Javën e ardhshme pritet të betohet qeveria e re gjermane.

“Kjo do të jetë një qeveri me tre parti, që duan më shumë progres për Gjermaninë”, tha kancelari i emëruar, Olaf Scholz në një fjalim të shtunën (04.12.).Kemi tani “shansin që të fillojë një frymë e re në Gjermani”, tha Scholz në Berlin. Një startim i tillë është një rrezik, por kjo “kërkohet dhe është e drejtë, sepse ne kemi një përfytyrim për atë se si duhet të përfundojë me sukses”, citon AFP, kancelarin e ardhshëm. Scholz premtoi, se për këtë të tre partitë e koalicionit do të “bashkëpunojnë miqësisht”. Sfidat e qeverisë së re Si sfida të kohës, Scholz përmendi ndryshimin e klimës, me të cilën qeveria duhet të merret. “Ne kemi një përgjegjësi të madhe në Gjermani që kjo të rezultojë pozitive”, tha Scholz. Nuk bëhet fjalë vetëm për uljen e emetimeve të gazrave ndotës, por edhe për të treguar “se si bëhet”. Për këtë koalicioni trepartiak e vë theksin më pak tek heqja dorë se tek “progresi teknik”, tha ai. Si një çështje tjetër qendrore të punës së qeverisë së tij, Scholz përmendi planin për një sigurim bazë për fëmijët, fondin e mbështetjes sociale qytetare dhe zgjerimin e banimit. “Të gjitha këto janë reflektuar në marrëveshjen e koalicionit”, theksoi Scholz. Po kjo vlen edhe për një pagë minimale më të lartë, si edhe progres në trajtimin e barabartë të grave e burrave. Në lidhje me pandeminë e Coronës, Scholz tha, se ajo duhet “luftuar me të gjitha forcat që kemi”. “Ne duhet t’ia dalim me njëri-tjetrin, që me masa të vendosura të ndërpresim valën e katërt.” “Për këtë kërkohet të bëhen edhe njëherë kufizime. “Sepse nuk jemi vaksinuar të gjithë, duhet ta bëjmë edhe njëherë këtë.” Scholz kujtoi në kongresin e socialdemokratëve, se  suksesi i SPD-së nuk është aspak i vetëkuptueshëm, por ne “ia dolëm të gjithë së bashku”. Për një kohë të gjatë kancelarin e ofroi CDU, por “socialdemokratët do të kenë kancelarin e ardhshëm të kësja republike dhe kjo është puna jonë e përbashkët”, tha Scholz. Vitet e ardhshme do të bëhet fjalë për një politikë, ku të gjithë në Gjermani të kenë një jetë më të mirë, premtoi Scholz. Vitet e kaluara shumë gjëra u lanë pa u bërë. Kongresi i SPD-së u zhvillua si videokonferencë për shkak të pandemisë./ DW

Të këshilluara

Atentat me bombë në takimin e Erdogan

Mediat turke raportojnë për një atentat të shmangur ndaj presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan. Në takimin e sotëm të Erdoğan në Siirt është vënë re në momentin...

22:04

OBSH: Omicron në 38 vende, asnjë vdekje

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, është identifikuar në 38 vende të botës, por deri tani, sipas OBSH-së nuk është regjistruar asnjë vdekje prej tij. “Unë ...

17:37

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI