Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Studimi për Omicron/ Çfarë rrezikojnë ata që e kanë kaluar një herë Covid

Lapsi.al 3 December 2021
Studimi për Omicron/ Çfarë rrezikojnë ata që e

Shkencëtarët nga Afrika e Jugut po paralajmërojnë se ri-infeksionet mes njerëzve që tashmë kanë kaluar COVID-19 duket se kanë më shumë gjasa të jenë me variantin e ri Omicron sesa me mutacionet e mëparshme të koronavirusit.

Një grup kërkimor që ka gjurmuar ri-infeksionet në Afrikën e Jugut, ka raportuar një rritje të tyre me ardhjen e Omicron-it që ata nuk e kishin parë kur dy variantet e mëparshme, përfshi variantin tepër ngjitës Delta, mbizotëruan vendin.

Gjetjet, të postuara në internet të enjten, janë paraprake dhe nuk i janë nënshtruar ende një shqyrtimi shkencor. Studiuesit nuk thanë gjithashtu se çfarë përqindje e ri-infeksioneve u konfirmuan si raste me Omicron – ose nëse ato shkaktuan sëmundje serioze.

Por koha e rritjes së ri-infeksioneve sugjeron se Omicroni “demonstron prova të konsiderueshme për shmangien e imunitetit të krijuar nga infeksioni i mëparshëm”, shkruajnë shkencëtarët.

“Infeksioni i mëparshëm mbronte kundër variantit Delta dhe tani me Omicron nuk duket se ndodh e njëjta gjë,” tha hulumtuesja Anne von Gottberg nga Universiteti i Witwatersrand, në një konferencë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të enjten.

Studimi gjithashtu nuk shqyrtoi mbrojtjen e ofruar nga vaksinimi. Vaksinat nxisin shtresa të ndryshme të përgjigjes imunitare, disa për të shmangur infeksionin dhe të tjera për të parandaluar sëmundje të rënda nëse dikush infektohet.

“Ne besojmë se vaksinat megjithatë do të mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda”, tha zonja von Gottberg.

Varianti më i ri u zbulua pak më shumë se një javë më parë nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut dhe Botsvana, dhe tani është gjetur në shumë vende. Mbeten shumë të panjohura në lidhje me variantin e ri, përfshi nëse është më ngjitës, siç dyshojnë disa autoritete shëndetësore, nëse ai i sëmur njerëzit më rëndë dhe nëse mund të mos ndikohet nga vaksina.

Por është e rëndësishme të mësohet se sa mbrojtje ofrohet nga infeksionet e mëparshme, veçanërisht në ato pjesë të botës ku pjesa më e madhe e popullsisë mbetet për t’u vaksinuar.

Studimi sugjeron se “Omicron do të jetë në gjendje të kapërcejë imunitetin natyror dhe ndoshta atë të krijuar nga vaksina në një shkallë të konsiderueshme”, tha Paul Hunter, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore, në një përgjigje me shkrim ndaj gjetjeve të studimit/ VOA.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI