Flash

“Nuk është pronë, por qenie e lirë njerëzore”, talibanët publikojnë dekret për të drejtat e grave

Lapsi.al 3 December 2021
“Nuk është pronë, por qenie e lirë

Qeveria e talibanëve në Afganistan ka lëshuar të premten, 3 dhjetor, një dekret për të drejtat e grave, sipas të cilit gratë nuk duhet të konsiderohen “prona” dhe duhet të japin pëlqimin për martesë. Megjithatë, në dokument nuk është përmendur qasja e tyre në edukim dhe punë jashtë shtëpisë. Talibanët janë nën presion nga komuniteti ndërkombëtar, i cili ka ngrirë fondet për Afganistanin, duke synuar që në këtë mënyrë të shtyjë grupin drejt respektimit të të drejtave të grave.

“Gruaja nuk është pronë, por qenie e lirë njerëzore. Askush nuk mund ta këmbejë atë për paqe apo për t’iu dhënë fund armiqësive”, është thënë në dekretin e talibanëve të lëshuar nga zëdhënësi, Zabihillah Muhajid. Në dekret është thënë se gratë nuk duhet të martohen me detyrim dhe se gratë vejusha duhet të kenë qasje në pasurinë e ish-bashkëshortit. Gjykatat do të duhet të kenë parasysh këtë dekret kur të marrin vendime dhe ministritë për çështje fetare dhe informim duhet të promovojnë këto të drejta, është thënë mes tjerash në dekret.

Gjatë regjimit të kaluar në periudhën 1996-2001, talibanët ua kanë ndaluar grave daljen nga shtëpitë pa një familjar burrë, i kanë detyruar të mbajnë mbulesë në kokë dhe ua kanë ndaluar qasjen në edukim. Talibanët kanë thënë se kanë ndryshuar pasi disa shkolla të mesme për vajza, në disa provinca, vazhdojnë të jenë të hapura.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI