Flash

Ashpërsohen rregullat për udhëtim drejt SHBA-së

Lapsi.al 3 December 2021
Ashpërsohen rregullat për udhëtim drejt SHBA-së

Shtetet e Bashkuara do të vendosin kufizime të reja nga 6 dhjetori, me qëllim të luftimit të pandemisë së koronavirusit. Autoritetet amerikane do të kërkojnë nga të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë, që arrijnë në SHBA me aeroplanë, të kenë test negativ në koronavirus, të vlefshëm vetëm brenda një dite.

Këto rregulla janë pjesë e fushatës së re kundër COVID-19, të cilat janë prezantuar më 2 dhjetor nga presidenti amerikan, Joe Biden, teksa varianti Omicron kërcënon ringjalljen e pandemisë.

Biden ka thënë se në planin e tij nuk përfshihen izolimet dhe mbylljet. Vendosja e maskës do të jetë e detyrueshme në aeroplanë, trena dhe autobusë, deri në mars të vitit të ardhshëm.

Rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit janë regjistruar në Kaliforni, Kolorado, Minesota, Nju Jork dhe Havai. Autoritetet shtetërore kanë thënë se personat e infektuar kanë raportuar vetëm simptoma të lehta.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), kanë thënë se duhet të merren masa të shënjestruara për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron në Shtetet e Bashkuara. Sipas masave aktuale, udhëtarët ndërkombëtarë që janë të vaksinuar plotësisht, kanë mundur të tregojnë testin negativ për koronavirus, të vlefshëm për tri ditë.

Për personat e pavaksinuar, testi negativ ka qenë i detyrueshëm dhe ka vlejtur vetëm një ditë.

Mirëpo nga 6 dhjetori, CDC ka thënë se “të gjithë udhëtarët, pavarësisht shtetësisë apo statusit të vaksinimit, do të duhet të kenë test negativ për koronavirus, i cili do të jetë i vlefshëm vetëm një ditë”.

Ky vendim që do të vlejë për të gjithë udhëtarët, amerikanë dhe të huaj, “ofron një shkallë shtesë të mbrojtjes ndërkohë që shkencëtarët vazhdojnë të analizojnë variantin Omicron”, ka thënë Shtëpia e Bardhë. Ky vendim nuk vlen për udhëtarët që hyjnë në SHBA përmes rrugëve tokësore nga Kanadaja dhe Meksika.

Shtëpia e Bardhë ka thënë më 29 nëntor se do të ndalojë hyrjen e të gjithë udhëtarëve nga shtetet e Afrikës, për shkak të shqetësimeve të lidhura me variantin Omicron. /REL/

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI