Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

OBSH: Omicron në 38 vende, asnjë vdekje

Lapsi.al 4 December 2021
OBSH: Omicron në 38 vende, asnjë vdekje

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, është identifikuar në 38 vende të botës, por deri tani, sipas OBSH-së nuk është regjistruar asnjë vdekje prej tij. “Unë nuk kam marrë asnjë informacion se ka humbur jetën ndonjë person që ishte infektuar me Omicron.

Të dhënat paraprake tregojnë se transmetimi i tij është më i lartë, por kjo është gjithçka që dimë tani për tani”, tha Christian Lindmeier, zëdhënëse e OBSH. Organizata vlerëson se do të duhen disa javë që të mësohen me saktësi efektet e mundshme të Omicron.

Ndërkohë që studimet fillestare tregojnë se ky variant përmban një copëz virusi të gripit të zakonshëm, dhe kjo shpjegon përse ka simptoma më pak të rënda se Delta. Këto janë të dhënat paraprake të një studimi të kryer nga firma analitike e të dhënave me bazë në Massachusetts.

Virologu i njohur Italian, profesor Matteo Bassetti thotë se falë këtij materiali gjenetik të virusit të gripit, Omicron është më shumë njerëzor e më pak shtazor edhe se Sars Cov 2 fillestar. Sipas tij kjo është një shenjë që se koronavirusi po dobësohet.

Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse Omicron është më infektues se variantet e tjera, nëse shkakton sëmundje më të rënda apo nëse do të kalojë Delta si varianti më i përhapur. Mund të duhen disa javë për të marrë përgjigje për këto pyetje.

Qendra për Studimin e Viruseve në Glasgow të Britanisë, ndër të paktët laboratorë që ka pajisjet e duhura për të studiuar pathogjenët si varianti Omicron i koronavirusit ka filluar tashmë testimin për të mësuar më shumë rreth këtij varianti të ri dhe rreth efektshmërisë së vaksinave ndaj tij.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI