Flash

Shmanget atentati me eksploziv ndaj presidentit Erdogan

Lapsi.al 5 December 2021
Shmanget atentati me eksploziv ndaj presidentit Erdogan

Inteligjenca turke njofton se ka mundur të shmangë një atentat me lëndë shpërthyese ndaj presidentit të vendit Recep Tayyip Erdogan. Sipas mediave lokale, policia turke gjeti një bombë të vendosur në një nga makinat që i përkiste një oficeri, që duhet të ishte në detyrë në një takim të parashikuar nga Erdogan.

Bomba me telekomandim u gjet në Mardin dhe ekipet e forcave xheniere arritën ta çaktivizonin atë. Ndërkohë që ka nisur një hetim për gjetjen e personave përgjegjës për këtë akt.

“Ndërsa humbjet e organizatës terroriste rriten, kushedi çfarë më shumë, çfarë rrëfimesh, çfarë tradhtie, çfarë lloj poshtërsie do të zbulohet”, deklaroi Erdogan gjatë fjalimit të tij, duke iu referuar militantëve të Partisë së Punëtorëve Kurdë.

Të këshilluara

Atentat me bombë në takimin e Erdogan

Mediat turke raportojnë për një atentat të shmangur ndaj presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan. Në takimin e sotëm të Erdoğan në Siirt është vënë re në momentin...

22:04

OBSH: Omicron në 38 vende, asnjë vdekje

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, është identifikuar në 38 vende të botës, por deri tani, sipas OBSH-së nuk është regjistruar asnjë vdekje prej tij. “Unë ...

17:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI