Flash

Dënohet me 4 vite burg udhëheqësja e rrëzuar e Mianmarit

Lapsi.al 6 December 2021
Dënohet me 4 vite burg udhëheqësja e rrëzuar e Mianmarit

Me 4 vite burg është dënuar udhëheqësja e rrëzuar e Mianmarit, Aung San Suu Kyi 76 vjeç. Ky është dënimi i dhënë nga shkalla e parë, por ajo mund të dënohet edhe me burgim të përjetshëm.

Kyi u shpall fajtore me akuzën e nxitjes së mosmarrëveshjes dhe thyerjes së rregullave të Covid sipas një ligji për fatkeqësitë natyrore. Mbi të rëndojnë 11 akuza. 76 vjeçarja drejtonte një qeveri civile të zgjedhur përpara se të rrëzohej nga një grusht shteti ushtarak në shkurt.

Ushtria mori pushtetin duke pretenduar për mashtrim të votuesve në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura vitin e kaluar, në të cilat NLD fitoi bindshëm. Suu Kyi që atëherë ishte në arrest shtëpiak për korrupsion, shkelje të aktit të sekreteve zyrtare dhe nxitje të trazirave publike.

Nën pretekstin e pandemisë së koronavirusit, zgjedhjet “nuk ishin as të lira as të drejta”, siguroi zëdhënësi i ushtrisë gjeneral majori Zaë Min Tun në një konferencë shtypi javën e kaluar. Ushtria pretendon të ketë identifikuar raste të mashtrimit, duke përfshirë mijëra qindravjeçarë ose të mitur midis votuesve. Disa ambasada, përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara dhe delegacionin e

Bashkimit Evropian, i kanë kërkuar Burmës që t’i përmbahet standardeve demokratike. Në zgjedhjet e nëntorit, partia e Aung San Suu Kyi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe në 1991, Lidhja Kombëtare e Demokracisë (NLD) fitoi vende të mjaftueshme për të formuar qeverinë.

Të këshilluara

Atentat me bombë në takimin e Erdogan

Mediat turke raportojnë për një atentat të shmangur ndaj presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan. Në takimin e sotëm të Erdoğan në Siirt është vënë re në momentin...

22:04

OBSH: Omicron në 38 vende, asnjë vdekje

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, është identifikuar në 38 vende të botës, por deri tani, sipas OBSH-së nuk është regjistruar asnjë vdekje prej tij. “Unë ...

17:37

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI