Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka ulur në gjysmë shtizë flamurin pas sulmit në aeroportin e Kabulit. Në një postim në llogarinë zyrtare në Facebook, ambasada njofton se sot vajtojnë amerikanët e ekipit të shërbimit që humbën jetën ndërsa përpiqeshin të shpëtonin jetë.
Po ashtu, në njoftimin e Ambasadës thuhet se sot vajtohet edhe për afganët që humbën jetën apo janë plagosur në sulmet. SHBA shpreh edhe mirënjohjen për mikpritjen e “pamasë të Shqipërisë dhe njerëzve të saj” për iniciativën e strehimit të një grupi të madh qytetarësh afganë. Gjithashtu në njoftimin e ambasadës falenderohet populli shqiptarë për mikpritjen e bërë ndaj afganëve të cilët ndodhen në vështirësi.