Flash

Bulqizë/Tritol makinës së kandidatit për deputet të "Organizatës Politike" (Reagimet)

Lapsi.al 27 August 2021
Bulqizë/Tritol makinës së kandidatit për deputet të

Makinës të Elton Debreshit, që kandidoi si i mbështetur nga Organizata politike në Bulqizë nëzgjedhjet e 25 prillit, i është vënë lëndë plasëse. Policia njofton se sot rreth orës 01.00 ka shpërthyer lënda plasëse që ishte vendosur në pjesën e pasme të automjetit të Debreshit.

Sipas njoftimit të policisë Dibër sasia e lëndës plasëse në veturën e shefit të sindikstës së minatorëve ka qenë e vogël e për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Policia thotë se ka shoqëruar disa persona në komisariat që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

"Kjo eshte nje veper e krimit dhe oligarkise se kromit, e cila do te heshte edhe zerin e fundit ne Shqiperine e vogel, te varfer e te vdekjes te quajtur Bulqize" ka reaguar aktivisti i Organizatës Politike Klodi Leka. Ndërsa Arbër Zaimi i Vetëvendosjes ka shkruar: "Shqetësues lajmi për eksplozivin e vendosur në veturën e Elton Debreshit, veprimtar politik e sindikalist i spikatur në betejën për të drejtat e minatorëve në Bulqizë. Kjo ngjarje përkeqëson rëndë situatën edhe ashtu të mjerueshme të sindikalizmit dhe betejës së punëtorëve për të drejta në Shqipërinë ku oligarkët, banditët dhe pushtetarët janë bërë pronarët e gjithçkaje.

Uroj që Debreshi të jetë mirë, që të vazhdojë angazhimin dhe betejat e tij. Pa sindikalizëm dhe pa solidarizim me minatorët e Bulqizës dhe gjithë punëtorët, Shqipëria nuk do të ketë as zhvillim ekonomik e as demokraci".

Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI