Flash

Vijon prej tre ditësh zjarri në Karaburun, mbërrijnë 40 ushtarë

Lapsi.al 29 July 2021
Vijon prej tre ditësh zjarri në Karaburun, mbërrijnë 40

Zjarri në gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv prej tre ditësh. Ndonëse punonjësit e zonave te mbrojtura kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për fiken e zjarrit dhe normalizimin e situatës, gjendja vijon të jetë problematike pasi në zonën mbi kishën e Marmiroit në Orikum zjarri është aktivizuar serish. Sipas prefekturës së Vlorës, sot mbërriti në ndihmë ushtria. Ndërkohë terreni i vështirë për të shkuar në mal e bën edhe më te vështirë fikjen e zjarrit. Ndërkohë që punonjësit e ADZM kanë ngelur pa ujë te pijshëm dhe janë te detyruar te zbresin nga mali dhe për te zbritur duhen të paktën dy orë.

Rreth orës 8:30 mësohet se kanë mbërritur 40 ushtarë nga Poshnja e Beratit dhe nga Pashalimani për të ndihmuar në fikjen e zjarrit. Situata vijon të jetë kritike.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb mbetemi edhe ditën e enjte në ndikimin e të nxehtit afrikan duke bërë që kushtet e motit në vendin tonë të jenë të kthjellëta, por me temperatura...

07:55

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI