Flash

Dosja 'Gërdeci'/ GJKKO vendos sot nëse rihapet hetimi për Fatmir Mediun

Lapsi.al 27 July 2021
Dosja 'Gërdeci'/ GJKKO vendos sot nëse rihapet hetimi

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të zhvillojë sot seancën në dhomë këshillimi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit. Në seancë pritet të vendoset nëse do të rinisë gjykimi për Fatmir Mediun, i cili akuzohet si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit me 26 të vdekur e qindra të plagosur.

Këtë të martë prindërit e një 7-vjeçari që humbi jetën në shpërthimin tragjik, kanë bërë një kërkesë në GJKKO ku kërkojnë që të nis hetimi ndaj Mediut. Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, janë prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008-ës, ndërsa në letrën për GJKKO ata shprehen dosja përmban shumë fakte që i hapin rrugë gjykimit. Gjykimi ditën e sotme do të behet nga gjyqtari Erion Çela pa praninë e palëve.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI