Flash

"A do të rinisë opozita protestat në shtator?"/ Basha: Betejë me të gjitha format e mënyrat

Lapsi.al 27 July 2021
"A do të rinisë opozita protestat në shtator?"/  Basha:

Në një konferencë për shtyp, një ditë pas publikimit të raportit përfundimtar për zgjedhjet, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se do të vijojë betejën kundër qeverisë së Edi Ramës. I pyetur nga gazetarët nëse kjo nënkupton të ketë edhe protesta, kryedemokrati iu përgjigj duke thënë se PD asnjëherë nuk stepet. Basha i është shmangur pyetjes nëse do të ketë protesta nga opozita në shtator, por ka thënë se do të bëjë betejë me të gjitha format dhe mënyrat për rrëzimin e qeverisë.

"Ndërkohë që sa i përket mjeteve dhe mënyrave, ju garantoj që PD asnjëherë nuk është stepur para asnjë vendimi për të përmbushur detyrën e saj për të përmbushur detyrën e saj dhe nuk do të stepet as sot, kur nevoja për të kthyer legjitimitetin është më e madhe” tha ai.

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI