Flash

“Lufta” e pay tv/ Tibo i merr Digitalbit kampionatin italian

Lapsi.al 22 July 2021
“Lufta” e pay tv/ Tibo i merr Digitalbit kampionatin italian

Te drejtat per transmetimin e ndeshjeve te futbollit te Serie A nuk do t’i takojnë më për sezonin e ardhshëm platformës digitalb. Burime pranë kësaj kompanie thanë për Lapsi.al se platforma Tibo do të ketë tashmë të drejtën e transmetimet të këtij kampionati, të blerë për rreth 5 milonë euro për sezon.

Përplasja mes këtyre dy platformave pati filluar pak kohë më parë, kur digitalb njoftoi heqjen e kontentit të saj nga Tibo. Konkurrenca mes dy platformave pay duket se ka nisur e ashpër dhe blerja me një shumë të lartë e kampionatit italian nga Tibo, e konfirmon këtë. Të njëjtat burime, thanë për Lapsi.al se digitalb ka humbur edhe të drejtat e kampionatit spanjoll. Një televizion tjetër ka blerë për 5 vjet të drejtat e La Liga për Shqipëri dhe Kosovë.

Të drejtat e transmetimeve sportive janë pjesa më e rëndësishme për platformat pay tv. Ndërkohë, thuhet se platforma më e vjetër në vend, Digitalb, ka nisur procesin e shitjes së aksioneve tek një grup tjetër në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI