Flash

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

Lapsi.al 7 July 2021
Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të jetë dominant në të gjithë territorin e Shqipërisë, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit lindor ku do ketë vranësira kalimtare. Parashikohet që në të njëjtat kushte të motit të kthjellët dhe të nxehtë të mbetemi deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 17°C mëngjesi në zonat malore deri në 39°C mesdita në zonat e ulëta. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Të këshilluara

Asociacioni në qendër të dialogut

Deklaratat që vijnë nga zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes të cilave i sugjerojnë Qeverisë së Kosovës që t’i qaset seri...

14:37

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI