Flash

Gjenden fidanë kanabis në një zonë të pyllëzuar në Peqin, arrestohet kryeplaku i fshatit

Lapsi.al 6 July 2021
Gjenden fidanë kanabis në një zonë të pyllëzuar

Vihet në pranga kryeplaku i fshatit Cacabes në Peqin, për shpërdorim detyre dhe kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin:

R. D., 59 vjeç, banues në fshatin Cacabes, Peqin, kryeplak i këtij fshati, pasi gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar në fshatin Cacabes, u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë cannabis sativa.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI