Flash

QSUT jep detaje për gjendjen e 4 të plagosurve në Velipojë: Kanë djegie të rënda në trup. Nuk i nisim dot për Itali

Lapsi.al 4 July 2021
QSUT jep detaje për gjendjen e 4 të plagosurve në Velipojë:

Zbardhen të tjera detaje mbi ngjarjen tragjike të ndodhur këtë mëngjes në Velipojë, ku katër pjesëtarë të familjes Gjoka u plagosën rëndë nga shpërthimi i bombolave të gazit në hotelin e tyre, të cilin kishin shkuar mbrëmë për ta pastruar.

Spitali i djegies në QSUT jep detaje mbi gjendjen e të lënduarve, duke thënë se nëna me tre fëmijët e saj kanë djegie të rënda në trup dhe ndodhen në trajtim intensiv.

“Paraditen e sotme pranë Shërbimit të Djegie Plastikës janë paraqitur pacientët A.Gj mosha 40 vjeç, D. Gj mosha 19 vjeç, K. Gj mosha 15 vjeç dhe E. Gj mosha 11 vjeç. Pas konsultës së parë mjekësore është konstatuar se pacientët kanë djegie të rënda në trup. Aktualisht janë duke u trajtuar me mjekim intensiv dhe në ndjekje të vazhdueshme nga stafi mjekësor”, thuhet në reagimin e spitalit.

Nga ana tjetër, gazetari Erjon Skëndaj, referuar burimeve, raporton se djegiet janë të gradës së tretë e të katërt dhe katër anëtarët e familjes Gjoka janë në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Mjekët i kanë thënë gazetarit Skëndaj se ata nuk mund të transferohen në Itali, pasi gjendja e tyre është shumë e rëndë. Gjithashtu, referuar faktit që familjarët e djegur ishin futur në pishinë, mjekët kanë pohuar se në momentin që përfshihesh nga flakët, uji ndihmon në frenimin e djegies së trupit, por në rastin konkret pishina ka pasur klor, një kimikat ky që mendohet se ndikon negativisht në djegien e trupit.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43