Flash

Soreca shkon në zyrën e kryeprokurorit Çela: Luftoni krimet në të gjitha nivelet

Lapsi.al 29 June 2021
Soreca shkon në zyrën e kryeprokurorit Çela: Luftoni krimet

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca këtë të martë ka zhvilluar një takim me prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

Soreca përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan se në këtë takim me kryeprokurorin në 2qendër të diskutimit ka qenë pavarësia dhe profesionalizmi i hetuesve janë thelbësore për të luftuar krimin në të gjitha nivelet.

“I kënaqur të takoj PP Çela për të diskutuar vazhdimësinë e punës dhe sfidat e fazës së re të Reformës në Drejtësi. Pavarësia & profesionalizmi i prokurorëve janë thelbësore për të luftuar krimin në të gjitha nivelet. E rëndësishme përqendrimi në hetimet financiare mbi pastrimin e parave dhe të rritja e vëmendjes ndaj evazionit fiskal. Rezultatet e para për konfiskimin përfundimtar të pasurive të paligjshme duhet të konsolidohen. Përgëzova PP për punën e bërë & konfirmova mbështetjen e BE në nivelin teknik & financiar, për zyrën e tij”, shkruan Soreca.

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1409845539034873857

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI