Flash

Pogradec, zjarr në një banesë në fshatin Piskupat

Lapsi.al 29 June 2021
Pogradec, zjarr në një banesë në fshatin Piskupat

Një banesë në fshatin Piskupat të Pogradecit është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se zjarri është ende aktiv ndërsa si pasojë e flakëve të mëdha që kanë përfshirë banesën prej gati 1 ore është dëmtuar edhe një banesë ngjitur.

Mjetet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve ndërkohë sipas burimeve njëra nga banesat aty ku ka nisur edhe zjarri ka pësuar dëme të mëdha. Fatmirësisht nga flakët nuk ka njerëz të lënduar ndërkohë që në momentin e zjarrit i cili mendohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia nuk ndodheshin njerëz brenda.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI