Zëvendës Kryeministri Erion Braçe reagoi i pari nga qeveria për masakrën në Velipojë, pa shprehur asnjë fjalë ngushëllimi për familjet e të vrarëve, përkundrazi duke bërë politikë.
Në një reagim në Facebook. zv.Kryeministri thotë që fajin për situatën e kanë ata që thotë se plazhin e menaxhon më mirë privati sesa shteti. Braçe sulmoi Ilir Metën dhe Lulzim Bashën.
"Nderkohe, lexova postimet e dy udheheqesve te larte qe jetojne brenda ketij realiteti, madje jane mbreter te tij; Jane pjese e urrejtjes dhe grabtijes kombetare ndaj gjithckaje publike, ne fillim ne Qerret e tani nga Hamallaj ne Lalez! Sarajet e tyre flasin dhe nga sarajet e tyre nuk bejne dot gjyq!" - shkroi mes të tjerash Braçe, duke nënkuptuar shtëpitë e pushimit të Bashës e Metës.
Lexo më tej: Masakra në Velipojë/ Ilir Meta: Situata jashtë kontrollit, duhen masa të reja
Lexo më tej: Krimi në Velipojë/ Basha: Jeta e shqiptarëve në rrezik, krimi është bërë njësh me pushtetin
Ngjarja tragjike në Velipojë ndodhi pasi dy familje u përplasën me armë për zonën e rërës dhe shezlloneve përballë hoteleve të tyre. Ndarja pritej të bëhej nga autoritetet shtetërore, por gjakrat u nxehën pasi sezoni turistik ka filluar prej kohësh dhe pronarët e hoteleve vendosën ta zgjidhin me 'luftë'. Bilanci qe tragjik, katër viktima dhe dy të plagosur.
Paradoksalisht, Erion Braçe i vesh fajin opozitës dhe jo inekzistencës së shtetit për këtë ngjarje. ©LAPSI.AL
Lexo më tej: 4 të vrarë në Velipojë/ Pronarët e hoteleve ndajnë plazhin me armë në dorë
Postimi i zv.Kryeministrit:
30 VITE QE NA MBYTEN ME:
PRIVATI E MENAXHON ME MIRE ATE QE ESHTE E SHTETIT!
Keshtu thone per tokat shteterore,
keshtu thone per kullotat, keshtu thone per pyjet,
keshtu thone per ujrat, keshtu thone per bregun,
keshtu thone per detet e liqenet, lumenjte;
Keshtu thane per fabrikat dhe i shkaterruan,
keshtu thane per hidrocentralet dhe i shiten,
keshtu thane per ndermarrjet bujqesore, serat ne to dhe
i rrafshuan, keshtu thane per bregdetin dhe e mbollen me ndertime pa leje, vazhdojne akoma;
Keshtu thane edhe per plazhet dhe
thjesht i zaptojne duke treguar forcen me shtetin e njeri tjetrin;
Edhe kur i marrin me leje i vene cmimin e luksit nje cadre apo pa turp ja shesin te tjereve duke bere si zot me bregun e shtetit!
TANI ESHTE KOHA QE SHTETI TE MARRE ATE QE KUDO NE BOTE ESHTE E SHTETIT, ATE QE ESHTE PUBLIKE,
TA MENAXHOJE NE NJE MENYRE, E VETMJA:
TE SHERBEJE PER QYTETARET,
VENDAS E TE HUAJ, SI KUDO!
Pjesa tjeter ka te bej me ate qe thashe dy muaj te shkuar;
BETEJA ME ARMET DHE TE ZOTET ESHTE CESHTJE VULLNETI E INSTITUCIONEVE NGA POLICIA TEK PROKURORIA E GJYKATA; LIGJI ESHTE, I ASHPER MADJE!
Nderkohe, lexova postimet e dy udheheqesve te larte qe jetojne brenda ketij realiteti, madje jane mbreter te tij;
JANE PJESE E URREJTJES DHE GRABITJES KOMBETARE NDAJ GJITHCKAJE PUBLIKE,
NE FILLIM NE QERRET E TANI NGA HAMALLAJ NE LALEZ!
Sarajet e tyre flasin dhe nga sarajet e tyre nuk bejne dot gjyq!