Flash

Në vendin dhe kohën e gabuar/ Kush është kamarieri që u vra në ditën e parë të punës në Velipojë (FOTO)

Lapsi.al 27 June 2021
Në vendin dhe kohën e gabuar/ Kush është kamarieri që u

20-vjeçari në foto është Musaen Zeneli, një prej viktimave të përplasjes me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku si pasojë e konfliktit mes dy familjeve, humbën jetën 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë.

20-vjeçari Zeneli e kishte ditën e tij të parë të punës në lokalin e familjes Gjocaj, ku anëtarët e familjes Ferracaku shkuan për sqarim e më pas u përfshinë në konflikt armësh. Kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj u konfliktuan me armë, ai mori një plumb në zemër dhe nuk mundi të mbijetojë. Në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë të vjetra, ndërsa nëna e tij thotë se nuk ka mundësi që të përballojë as shpenzimet e funeralit të djalit të saj që shënoi humbjen e dytë në familje.

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI